
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim përfaqësuesin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen.
Takimi po mbahet në kabinetin e presidentes dhe ka nisur para pak minutash. Mediat janë lejuar të marrin pamje në fillim të këtij takimi, ndërsa ende nuk është konfirmuar nëse do të mbahet një konferencë për media pas përfundimit të tij.
Pas takimit me presidenten Osmani, emisari evropian do të takohet edhe me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, në orën 11:00.
Peter Sorensen është emëruar si ndërmjetësues i dialogut Kosovë–Serbi në muajin shkurt të këtij viti. Kjo shënon vizitën e tij të tretë zyrtare në Kosovë që nga marrja e këtij roli.