Kosova
Kryesore

Osmani përshëndet marrëveshjen e paqes mes Azerbajxhanit dhe Armenisë: “Dëshmi e lidershipit të fortë amerikan”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përshëndetur marrëveshjen e paqes të arritur mes Azerbajxhanit dhe Armenisë, e ndërmjetësuar nga presidenti amerikan, Donald Trump.

Në një postim në platformën X, Osmani e ka quajtur këtë një marrëveshje historike dhe dëshmi të fuqisë së një lidershipi të fortë nga Shtetet e Bashkuara.

“Nën udhëheqjen e SHBA-së, bota është më e sigurt, më e fortë dhe më e begatë. Kosova është krenare që qëndron krah për krah me SHBA-në në avancimin e paqes në rajonin tonë dhe në nivel global”, ka shkruar ajo.

Azerbajxhani dhe Armenia janë pajtuar sot t’i japin fund konfliktit që ka zgjatur 35 vjet, duke hapur rrugën për stabilitet dhe bashkëpunim në Kaukaz.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button