Kosova

Osmani për kërcënimet: “Jo moj çfarë frike”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar me qetësi dhe vendosmëri ndaj raportimeve të fundit për kërcënime ndaj saj. E pyetur nga gazetarët pas përfundimit të konferencës hapëse të Javës së Grave 2025, Osmani theksoi se nuk ndjen asnjë frikë.

“Jo moj çfarë frike, shihemi pak më vonë”, u shpreh shkurt presidentja, duke lënë të kuptohet se vazhdon aktivitetet e saj pa u ndikuar nga kërcënimet.

Deklarata e Osmanit erdhi në një moment kur siguria institucionale dhe kërcënimet ndaj figurave të larta shtetërore janë rikthyer në vëmendjen e opinionit publik.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button