Kosova

Osmani: Pas 30 shtatorit do ta caktoj mandatarin për formimin e qeverisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se menjëherë pas skadimit të masës së përkohshme të vendosur nga Gjykata Kushtetuese, do të ndërmarrë hapat për caktimin e mandatarit të ri për formimin e qeverisë.

Në një konferencë për media, Osmani tha se aktualisht i ndalohet të ndërmarrë procedura për caktimin e mandatarit, por pas vendimit të Kushtetueses, do të veprojë pa vonesë.

“Na ndalohet që të ndërmarrim çdo procedurë për caktimin e mandatarit dhe krijimin e qeverisë. Menjëherë pas 30 shtatorit, shpresoj që do ta kemi mundësinë me konstituimin e të gjitha institucioneve, dhe në momentin që të skadojë masa – po atë ditë do ta thërrasë partinë e parë dhe menjëherë do të procedojë edhe me caktimin e mandatarit”, u shpreh Osmani.

Ajo theksoi se pas këtij hapi, përgjegjësia bie mbi partitë politike për krijimin e shumicës dhe votimin e qeverisë së re.

Në fund të muajit pritet aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese për çështjen e konstituimit të Kuvendit, i kontestuar nga Lista Serbe.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button