Kosova

Osmani nga Letonia: Diskutime përmbajtjesore dhe vullnet për bashkëpunim të thelluar me Presidentin Rinkēvičs

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë një vizite zyrtare në Riga, është takuar me homologun e saj leton, Edgars Rinkēvičs, me të cilin tha se pati “diskutime përmbajtjesore” dhe shprehu “vullnet të përbashkët për bashkëpunim të thelluar” mes dy vendeve.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Osmani ka bërë të ditur se ka falënderuar Presidentin Rinkēvičs për përkrahjen e vazhdueshme ndaj Kosovës, sidomos në procesin e shtetndërtimit dhe në rrugëtimin euroatlantik të vendit.

“Në takim me Presidentin e Letonisë, Edgars Rinkēvičs, e falënderova për përkrahjen e jashtëzakonshme ndaj Kosovës në çdo fazë të shtetndërtimit dhe për zërin e fuqishëm në mbështetje të rrugës sonë euroatlantike,” ka shkruar Osmani.

Ajo shtoi se fusha si ekonomia, siguria dhe temat e interesit të përbashkët përbëjnë kapituj të rinj të bashkëpunimit mes dy vendeve, të cilat ndajnë vlera të përbashkëta demokratike dhe euroatlantike.

Vizita në Letoni vjen pas qëndrimit zyrtar të Presidentes Osmani në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button