Kosova

Osmani analizon procesin e konstituimit të Kuvendit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po e analizon procesin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Sipas një njoftimi nga Presidenca, Osmani e ka informuar për këtë çështje kryetarin e Kuvendit, Dimal Basha, gjatë një takimi të mbajtur sot.

“Në këtë takim, Kryetari Basha e ka prezantuar qëndrimin e tij lidhur me konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Në anën tjetër, Presidentja Osmani e ka informuar kryetarin Basha se ekipi ligjor i Presidencës është duke bërë analizën lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Në njoftim shtohet se Osmani ka theksuar se, sikurse gjithmonë, do të veprojë në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi, duke garantuar stabilitet institucional dhe respektimin e vullnetit të qytetarëve të Kosovës.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button