Kosova

OSBE reagon pas sulmeve të Qeverisë ndaj Gjykatës Supreme: Thekson rëndësinë e pavarësisë së gjyqësorit

Misioni i OSBE-së në Kosovë ka reaguar përmes një deklarate zyrtare pas sulmeve të Qeverisë së Kosovës ndaj Gjykatës Supreme. Në reagim, OSBE thekson rëndësinë e ruajtjes së pavarësisë dhe integritetit të gjyqësorit, duke e cilësuar atë si një gur themeli të sistemit demokratik të Kosovës.

“Respektimi ndaj vendimeve të Gjykatës Supreme dhe Gjykatës Kushtetuese mbetet thelbësor për ruajtjen e sundimit të ligjit dhe ndarjes së pushteteve,” thuhet në reagim.

OSBE shpreh gatishmërinë për të vazhduar mbështetjen ndaj institucioneve të Kosovës në përforcimin e praktikave demokratike dhe ndërtimin e besimit publik.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button