
OSBE/ODIHR publikon raportin paraprak me gjetjet në ditën e zgjedhjeve duke evidentuar shkeljet e rënda dhe abuzimet e partisë në pushtet dhe të kryeministrit Rama.
Në raportin e OSBE/ODIHR thekson se PS përdori administratën dhe bëri presion nëpunësve të administratës. Po kështu u evidentua shkelja e rëndë dhe akti i paprecendtë i Ramës ndaj Kodit Zgjedhor duke falur gjobat 2 ditë para zgjedhjeve.
Farah Karimi: “Zgjedhjet ishin konkurruese e u zhvilluan në mënyrë profesionale por ndodhën në një klimë tejet të politizuar.
…Partia në pushtet përfitoi nga përdorimi i burimeve administrative gjatë fushatës duke krijuar një avantazh të padrejtë për ata në pushtet. Pati raste dhe për presione sidomos nëpunësve të administratës publike.
Legjilacioni zgjedhor dhe interpretimi i ngushtë nuk parandaloi abuzimin dhe praktikat abuzive. Përqëndrimi i pronësisë së medias minoi pluralizmin e burimeve informative dhe krijoi autocensurë mes gazetarëve. Dy partitë kryesore dominuan. Pati mungesë të autoritetit për të monitoruar fushatën online.
Mangësitë dhe paqartësitë reduktuan qartësinë dhe krijuan pasiguri në zbatimin e kuadrit ligjor në frymë e germë. Kjo do të thotë se përputhshmëria me ligjin nuk mundi të parandalojë zbatimin e tij në frymë.
Shembull ishte shpallja shumë pak kohë para ditës së zgjedhjeve të faljeve të shumë gjobave shtetërore dhe zbatimin disa vendimeve sociale shumë afër zgjedhjeve.