KryesoreLajme
Kryesore

OSBE-ODIHR ngre alarmin për zgjedhjet e 11 majit: Presion ndaj administratës, keqpërdorim i burimeve shtetërore dhe cenim i lirisë së shprehjes

OSBE-ODIHR, ka publikuar raportin paraprak, me gjetjet e deritanishme, për fushatën e zgjedhjeve të 11 majit, duke ngritur shqetësimin për përdorimin e burimeve shtetërore dhe presionin ndaj administratës publike, nga ana e qeverisë, duke cenuar kështu garën elektorale. Në raportin paraprak, OSBE-ODIHR, theksohen gjithashtu shqetësimet për rrezikun e demokracisë dhe lirinë së shprehjes në Shqipëri.

“Keqpërdorimi i burimeve shtetërore dhe fushata në publik institucionet është e ndaluar, por shqetësimet vazhdojnë për presionin ndaj nëpunësve civilë, ndikimin e padrejtë mbi votuesit dhe keqpërdorimin e aseteve publike. KQZ ka marrë ankesa të shumta lidhur me shkeljet e fushatës dhe vazhdon të monitorojë në mënyrë aktive pajtueshmërinë, duke përfshirë aktivitetet online te 50 institucioneve publike. Klima politike karakterizohet nga polarizim i thellë, përçarje e brendshme partiake, raste korrupsioni të profilit të lartë në vazhdim dhe shqetësime në rritje për qeverisjen demokratike dhe lirinë e shprehjes. Sulmet personale ndërmjet liderëve të partive kryesore janë të zakonshme, duke përfshirë ato në internet, siç janë akuzat e për korrupsion dhe lidhjet me krimin e organizuar.” thuhet në raport. Më tej OSBE-ODHIR, ndalet edhe te arrestimi i dy liderëve të opozitës, kreut të PL, ilir meta i cili ndodhet në burg dhe kryetarit të partisë demokratike, Sali Berisha, që u mbajt për një vit, nën masën e arrestit shtëpiak.

“Në tetor 2024, ish-presidenti Ilir Meta, kreu i Partisë së Lirisë u arrestua nën akuzën e korrupsionit. Muajin pasardhës, kreu i PD-së, Sali Berisha u lirua nga arresti shtëpiak, pasi u revokuan akuzat për korrupsion ndaj tij. Një seri protestash antiqeveritare, të cilat nisën në 2024 dhe vazhduan në 2025, kritikuan erozionin e institucioneve demokratike dhe akuzuan qeverinë për korrupsion dhe keqpërdorimit të burimeve shtetërore. Protestat ishin gjithashtu përgjigje ndaj arrestimet, të cilat disa grupe opozitare i perceptuan si të motivuara politikisht.” thuhet në raport.

Në raport, theksohet vendimi censurues i qeverisë Rama, për mbylljen e platformës sociale, Tik Tok, në prag të fushatës zgjedhore.

“Më 6 mars, Këshilli i Ministrave ndaloi përkohësisht hyrjen në TikTok. Tri organizata të shoqërisë civile e kundërshtuan këtë vendim në Gjykatën Kushtetuese më 25 Mars për shkeljen e mundshme të lirisë së shprehjes.” thuhet në raport.

Në raport përmendet edhe fakti se edhe në zgjedhjet e 11 majit, shumë nga rekomandimet e OSBE-ODIHR, nuk janë adresuar dhe nuk janë implementuar.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button