Lajme

Orikum – Dy të rinj bien në pranga për vjedhje banesash, njëri prej tyre i mitur

Policia e Orikumit ka vënë në pranga dy të rinj, njëri prej tyre i mitur, të dyshuar si autorë të dy rasteve të vjedhjes së banesave në qytetin bregdetar. Sipas njoftimit zyrtar, nga vjedhjet janë marrë një shumë e konsiderueshme parash dhe bizhuteri me vlerë.

Të ndaluarit janë shtetasi K. B., 19 vjeç, dhe një 17-vjeçar, të dy banues në Orikum dhe me precedent penal në fushën e vjedhjes. Hetimet kanë zbuluar se më datë 12 maj 2025, ata kanë bashkëpunuar për të tentuar një vjedhje në një banesë dhe kanë realizuar një tjetër, duke marrë sendet me vlerë.

Policia bën me dije se vijon puna për dokumentimin e rasteve të tjera të ngjashme, ku dyshohet se janë të përfshirë të njëjtit persona.

Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme hetimore.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button