Kosova

Oraret e reja për furnizimin me ujë të pijes

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka publikuar oraret e reja të furnizimit me ujë të pijes për lagje të ndryshme të kryeqytetit dhe zonat periferike.

Sipas njoftimit të kompanisë, qytetarët mund të konsultojnë oraret e edituara për zonat: Prishtinë, Llapnasellë-Hajvali dhe Graçanicë. Furnizimi do të bëhet me autobotë sipas orarit të përcaktuar, për të siguruar që banorët të kenë qasje të rregullt në ujë të pijes.

Kompania ka bërë thirrje për mirëkuptim nga qytetarët dhe ka rekomanduar që ata të informohen për oraret përkatëse për lagjen e tyre.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button