Kosova

Operacion i gjerë i Policisë së Kosovës në Kaçanik, në lidhje me vrasjen e rreshterit Lika

Në orët e para të mëngjesit, Policia e Kosovës ka nisur një operacion të gjerë në komunën e Kaçanikut, duke angazhuar njësitë e saj relevante. Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani, ka konfirmuar lajmin dhe ka theksuar se ky operacion po realizohet në bashkëpunim me organet e drejtësisë. Pas përfundimit të operacionit, do të jepen informacione shtesë mbi zhvillimet.

Burime të Telegrafit bëjnë të ditur se ky aksion është pjesë e hetimeve lidhur me vrasjen e rreshterit Muhamet Lika, i cili u vra disa kohë më parë. Kujtojmë se pak ditë më parë, Policia e Kosovës realizoi një tjetër operacion të madh në Kaçanik, ku u arrestuan më shumë se pesë persona si të dyshuar për përfshirje në këtë ngjarje tragjike.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button