“Nuk muj me kontrollu nëse e heqi TVSH-në”, Bajrami-Kusarit: Si i caktoni marzhat atëherë?

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, i ka reaguar ministres së Tregtisë Mimoza Kusari-Lila gjatë seancës në Kuvend ku po diskutohet për çmimin e naftës.
Ajo kritikoi deklaratat e ministres, duke thënë se ka kundërshtim në qëndrimet e saj lidhur me kontrollin e çmimeve dhe marzhat e fitimit.
“Ministre, prej fjalis së parë re në kundërshtim me veten, e ke caktu 2 cent për shitje me pakicë dhe 12 cent për shitje me shumicë, qysh ke mundësi me dal në foltore dhe me thanë nuk muj me kontrollu nëse e heqi TVSH-në, nëse e uli akcizën, ju i caktoni marzhat, qysh ka mundësi, se në qoftë se në litër të naftës sot, e pranon masën që me hek 20 cent akcizë, ose 16 cent qysh e kemi propozu dhe me ul TVSH-në prej 18% në 8%, ti nuk ke mundësi, por ky po shkojka në fitim të tregtarëve dhe importuesve”, tha Bajrami.



