Kosova

Hamza: Varfërimi i qytetarëve nga shkurti i vitit të kaluar është rritur për 6%

Deputeti i PDK-së, Bedri Hamza, në seancën e thirrur për të diskutuar mbi çështjen e çmimit të naftës, ka thënë se Qeveria nuk është duke e marrë në konsideratë ndikimin e kësaj dukurie në përkeqësimin e standardit të jetesës së qytetarëve.

“Kjo vazhdon të varfërojë qytetarin e Kosovës”, tha ai.

Hamza tha se Qeveria nuk është duke i lexuar as zhvillimet dhe indikatorët makroekonomikë dhe financiarë.

“Kemi raportin e fundit të FMN-së, i cili nuk thotë diçka më tepër se ato që i kemi thënë ne. Rritja ekonomike, për vitin 2025, vlerësohet se është 3.6, që është më e ulëta me vitet e fundit. Për më keq, parashikimet janë edhe më të zbehta, ku për vitin 2026 parashihet rritje ekonomike prej 3.3 për qind”.

“Inflacioni, për me thënë në gjuhën popullore, rritja e çmimeve dhe përkeqësimi i standardit të jetesës së qytetarëve të Kosovës, varfërimi i qytetarëve, në shkurt të këtij viti në krahasim me shkurtin e vitit paraprak, është 6%. Prandaj, ne e përkrahim çdo masë e cila shkon në drejtim të përmirësimit të standardeve të qytetarëve të Kosovës”, u shpreh deputeti i PDK-së.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button