
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka i pyetur nga gazetarët në lidhje me zgjedhjet, u shpreh se Partia Socialiste ka blerë mijëra karta qytetarësh duke kërkuar që të mos dilnin në zgjedhje.
Noka tregoi dhe një rast në Selenicë të Vlorës, ku u shpreh se ishin dhënë 10 mijë euro për kartat e një fisi të djathtësh.
Këta kanë blerë dhjetëra mijëra karta, që njerëzit të rrinin në shtëpi.
Më thoshte një miku im, kryetar i një dege në Selenicë, po e pyesja për një fshat që unë i njoh që janë të djathtë ekstrem.
I thashë si shpjegohet? Flamur më tha, i thirra gjithë ditën në telefon, nuk më erdhën në votime. Kur nesër takova një nga anëtarët e fisit.
Flamur tha, më erdhën dhe me dhanë 10 mijë euro, nuk më kërkuan votën, më thanë rri në shtëpi. Ku i kam parë unë 10 mijë, ndonjëherë.
10 mijë euro për të gjitha kartat e fisit’, u shpreh Noka për gazetarët.