Lajme

Noka prezanton kandidatët e PD-ASHM në Kurbin: Më 11 maj rrëzojmë diktaturën e Edi Ramës

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka prezantuar sot në Kurbin kandidatët për deputetë të Aleancës për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) për qarkun e Lezhës.

Gjatë fjalës së tij, Noka ka theksuar se Shqipëria ka nevojë urgjente për ndryshim, duke akuzuar Partinë Socialiste se e ka lënë Kurbinin në harresë dhe varfëri.

“Kurbini është një nga zonat më të neglizhuara nga qeveria aktuale. Më 11 maj qytetarët do të kenë mundësinë të zgjedhin ndryshimin, të rrëzojnë regjimin e Edi Ramës,” u shpreh Noka.

Edhe kandidatët e PD-ASHM kanë theksuar rëndësinë e zgjedhjeve të 11 majit, të cilat i konsiderojnë si një moment kyç për të përmbysur, sipas tyre, “diktaturën” e qeverisë aktuale dhe për të sjellë një qeverisje më të ndershme dhe më të drejtë për qytetarët.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button