Kosova
Njoftim për reduktim të furnizimit me ujë në Vushtrri

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka bërë të ditur se për shkak të riparimeve në pajisjet e FTU-Balinc, furnizimi me ujë në Vushtrri do të reduktohet përkohësisht.
Konsumatorëve u bëhet thirrje që ujin të mos e përdorin për pije, por mund ta shfrytëzojnë për nevoja të tjera të amvisërisë.
KRU “Mitrovica” falënderon qytetarët për mirëkuptimin dhe njofton se do të informojë për rikthimin e furnizimit normal.