Kosova

Nis shkatërrimi i materialit zgjedhor të zgjedhjeve të 9 shkurtit në QNR

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) ka filluar sot procesi i shkatërrimit të materialit zgjedhor nga Zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të mbajtura më 9 shkurt 2025.

Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), ky proces po zhvillohet në përputhje të plotë me procedurat ligjore dhe rregulloret në fuqi që rregullojnë administrimin dhe ruajtjen e materialit zgjedhor pas përfundimit të procesit zgjedhor.

Shkatërrimi i materialit përfshin dokumente dhe formularë që nuk kanë më funksion ligjor, ndërsa garantohet që asnjë të dhënë apo material i ndjeshëm të mos cenohet gjatë këtij procesi.

Procesi do të mbikëqyret nga zyrtarë të KQZ-së dhe përfaqësues të institucioneve të tjera për të garantuar transparencë dhe përputhje me standardet ligjore.

 

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button