Ngjarjet kryesore të 10 korrikut në Kosovë: Takime institucionale dhe zyrtarizime politike

Sot, më 10 korrik 2025, në Kosovë po zhvillohen disa ngjarje të rëndësishme institucionale dhe politike:
Ora 09:00, Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban takimin e 349-të në objektin e KGjK-së në Prishtinë, ku pritet të diskutohen çështje të rëndësishme për funksionimin e sistemit gjyqësor.
Ora 10:00, Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj, mban një konferencë për media, ku prezanton të arriturat dhe aktivitetet e ATK-së për gjashtëmujorin e parë të vitit 2025. Konferenca zhvillohet në Zyrën Qendrore të ATK-së në Prishtinë.
Ora 10:30 – 14:30, Avokati i Popullit organizon disa aktivitete në komunën e Leposaviqit:
Ora 10:30 – Vizitë në fshatin Leshak;
Ora 12:30 – Takim me qytetarë dhe përfaqësues të OJQ-ve në restorantin “Tiha Noc”;
Ora 14:30 – Takim zyrtar me kryetarin e komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi.
Ora 16:00, Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) mban mbledhjen e radhës, ku do të zyrtarizohen kandidatët për kryetarë të komunave në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet lokale të 12 tetorit. Mbledhja mbahet në zyrat qendrore të LDK-së në Prishtinë.