Lajme
Kryesore

Nga 1 maji, hiqen kontrollët kufitare mes Kosovës dhe Shqipërisë për automjetet dhe pasagjerët

Duke filluar nga data 1 maj 2025, automjetet dhe pasagjerët me targa të Kosovës dhe Shqipërisë do të kalojnë pa kontrolle kufitare. Vendimi vjen në zbatim të marrëveshjes mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë për lehtësimin e lëvizjes së lirë ndërmjet dy vendeve.

Vendkalimi kufitar i Morinës pritet të zbatojë këtë marrëveshje që nga orët e para të 1 majit, duke shmangur pritjet dhe vonesat për qytetarët që udhëtojnë ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.

Vendimi do të mbetet në fuqi të paktën deri në muajin shtator të këtij viti, duke synuar të lehtësojë qarkullimin gjatë sezonit turistik dhe pushimeve verore.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button