KryesoreLajme

Nënkryetari i Këshillit Bashkiak, Dorian Teliti: Sharra e mbingarkuar me mbetje, zgjidhje nuk ka, paratë zhduken dhe kontaminimi po rritet

Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti ngre alarmin për zonës e Sharrës që sipas tij është e mbingarkuar me mbetje.
Teliti tha se janë paguar 132 mln euro deri më tani për incinerimin e mbetjeve, në një kohë kur djegësi nuk ekziston. Sipas Telitit, Tirana ndryshe nga qytetet e tjera të Shqipërisë po mbi-popullohet e për pasojë, në vitet në vijim, konsumi do të rritet më shumë, përkthyer kjo, në më shumë mbetje.

Shqetësimi që me të drejtë Teliti ngre, është fakti se ku do të depozitohen ato, ndaj për këtë thekson ai, pushteti vendor dhe qendror nuk kanë një zgjidhje, pavarësisht kërkesave të anëtarëve të Këshillit Bashkiak mbi këtë problematikë.

Zona e Sharrës, sipas Telitit, është kthyer në një zonë kriminale, ku paratë zhduken, plehrat shtohen dhe për pasojë, edhe kontamimini i zonës dhe produkteve që prodhohen nga banorët e zonave përrreth.

132 mln euro i kemi paguar edhe pse incinerator s’ka. Edhe zona e Sharrës ëhstë e mbingarkuar, zgjidhje nuk ka. Shqipëria shpopullohet, i vetmi qytet që popullohet është Tirana dhe do vijojë të rritet sipas parashikimeve në vite. Kjo përkthehet në më shumë konsum nga banorët e Tiranës, më shumë plehra të prodhuara, ku do të depozitohen?! Askush s’e di.

Kemi kërkuar informacion disa herë përmes shkresave në Bashkinë e Tiranës. Zero informacion. Edhe pse kemi ndryshim të menaxhimit qendror në Bashkinë e Tiranës, kemi të njëjtat problematika. Si ka mundësi zhduken miliona euro, dhe incinerator s’ka. Si është e mundur që s’i jepet zgjidhje kësaj problematike. Veliaj është përgjegjës për mbetjet, menaxhimin në Tiranë, por s’është i vetmi përgjegjës, dhe kjo i vendos ngarkesë përgjegjësie jo vetëm Veliajt por edhe Ramës. Është politikë e qendërzuar. Është kthyer në kriminale, ku paratë zhduken dhe plehrat shtohen dita ditës.

Zona e Sharrës ka një vendim të KKRRT , që ka zgjeruar zonë e Sharrës që tashmë është e mbushur me plehra. Zgjerimi i saj s’ka qenë parashikuar, nëntoka ka me dhjetëra burime nëntokësore. Ku shkojnë, në zonat rurale të Tiranës për të ujitur produktet tona. Jo vetëm helmon zonën aty, por po helmohemi të gjithë më konsumin e produkteve të kontaminuara. Mungesa e shtetit që nuk kryen analiza për këto produkte.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button