Në Gjykatën Themelore në Prishtinë zhvillohet seanca ndaj ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë po mbahet sot seanca gjyqësore ndaj ish-kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi, i cili po akuzohet për veprën penale të “keqpërdorimit të detyrës zyrtare”.
Njëri nga dëshmitarët në këtë rast është Ymer Fejzullahu, kryesues i Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji.
Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria, Krasniqi, në bashkëkryerje me Ymer Dragushën – ushtrues detyre i drejtorit të Zyrës së Prokurimit – dyshohet se gjatë periudhës nga nëntori i vitit 2022 deri në fund të janarit 2023 kanë tejkaluar kompetencat e tyre zyrtare.
Hetimet pretendojnë se veprimet e tyre kanë pasur për qëllim t’i mundësojnë përfitime operatorit ekonomik “Litwin S.A”, në tenderin për “Riparimin kapital të kalldasë së bllokut A5” të termocentralit.
Procesi gjyqësor po vazhdon me dëgjimin e dëshmitarëve dhe mbrojtjen e të akuzuarve.