Bota

Ndërprerje globale për shkak të problemeve me Amazon Web Services

Një numër aplikacionesh dhe shërbimesh të njohura online përjetuan ndërprerje serioze këtë mëngjes, duke shkaktuar shqetësime për përdoruesit në të gjithë botën.

Platforma si Amazon, Snapchat, Roblox dhe Vodafone janë ndër më të prekurat. Sipas të dhënave nga Downdetector, mijëra përdorues raportuan pamundësi për të aksesuar shërbime të caktuara, kryesisht në Shtetet e Bashkuara.

Problemet lidhen me gabime në infrastrukturën e Amazon Web Services (AWS), një nga ofruesit më të mëdhenj globalë të shërbimeve cloud. AWS konfirmoi rritjen e gabimeve dhe ngadalësimeve në disa shërbime, duke theksuar se ekipet teknike janë duke punuar për rregullimin e situatës.

“Ne po punojmë për të identifikuar shkakun dhe për të zbutur ndikimin tek përdoruesit. Prisni përditësimin e ardhshëm brenda 45 minutash,” tha kompania në një deklaratë.

Ky incident vjen si pasojë e varësisë së lartë të shumë platformave dixhitale nga infrastruktura e AWS, duke shkaktuar efekt domino në shkallë globale. Ende nuk dihet se kur të gjitha sistemet do të stabilizohen plotësisht.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button