Kosova

IPK merr masa ndaj një zyrtari policor në Prizren

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka arrestuar një zyrtar policor nga Prizreni, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “dhunë në familje”.

Sipas IPK-së, informacioni mbi dyshimin për dhunë u pranua dje në orët e pasdites. Hetuesit e IPK-së kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë veprimet hetimore të nevojshme. Pas konsultimit me prokurorin kompetent, zyrtari policor është ndaluar për 48 orë.

Përveç ndalimit, policit i është caktuar suspendim nga Policia e Kosovës me rekomandim të IPK-së, si pjesë e procedurave administrative dhe hetimore. Hetimet në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prizren do të vazhdojnë për të ndriçuar të gjitha rrethanat e rastit.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Kontrolloni gjithashtu
Close
Back to top button