Lajme
Nderohen kujtimet e gjyqtarit Astrit Kalaja

Kanë nisur sot në Pallatin e Kongreseve në Tiranë homazhet për nderimin e gjyqtarit Astrit Kalaja, i cili u vra më 6 tetor gjatë ushtrimit të detyrës në sallën e gjyqit. Në ceremoninë përkujtimore ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama.
Homazhe do të zhvillohen edhe në qytetin e tij të lindjes, Shkodër, ku për dy orë bashkëqytetarët do të nderojnë kujtimin e Kalasë, para se trupi i tij të përcillet për në banesën e fundit në varrezat e qytetit.
Kalaja u bë objekt i një sulmi të dhunshëm në sallën e gjyqit, një ngjarje që ka tronditur opinionin publik dhe institucionet e drejtësisë.



