Kosova

Nagip Krasniqi para Gjykatës për akuzat ndaj tij

Ish-Kryeshefi i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi, u paraqit sot në Gjykatën Themelore të Prishtinës lidhur me aktakuzat e ngritura ndaj tij nga Prokuroria Speciale.

Krasniqi përballet me dy aktakuza. Aktakuza e re e ngarkon atë, së bashku me dy persona të tjerë, për dëm ekonomik ndaj shtetit në vlerë prej 37 milionë eurosh.

Sipas Prokurorisë, aktakuza e datës 31 dhjetor 2024 akuzon Krasniqin, Ymer Dragushën dhe Isuf Zejnën për veprat penale “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar, zbulimi i fshehtësisë zyrtare dhe ndihmë në keqpërdorim të detyrës dhe autoritet zyrtar”.

Ndërkohë, aktakuza e parë ndaj Krasniqit është ngritur më 19 gusht 2024 për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Gjykimi për këtë rast pritet të zhvillohet në ditët në vijim.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button