
Gjuha seksiste dhe aspak e duhur e përdorur nga kryeministri Edi Rama gjatë kësaj fushate elektorale, nuk është pritur aspak mirë, as nga komunitetet fetare në vendin tonë. Sot ka reaguar edhe Myftiu i Shkodrës Muhamed Sytari, i cili i ka kërkuar shoqërisë distancim nga ligësia dhe zemra e keqe që sëmur rininë! Syrtari solli në vëmendje artikullin e Mit’hat Frashërit për tentativat e degjenerimit e qëollimshëm të rinisë, për të degraduar të gjithë shoqërinë.
Gjuhë e rëndë fyese dhe seksiste e përdorur nga Kryeministri Edi Rama, i cili u ka kërkuar fëmijëve të shohin fotot e tij nudo apo ka etikuar vajzat minorene si “zoçka”, apo fyerja që u bëri fëmijëve të spektrit autik, ka ngjallur irritim nga komunitetet fetare në vend. Kreu i myftinisë së Shkodrës, Muhamet Sytari, reagoi ashpër ndaj fjalorit të Kryeministrit Edi Rama, duke kërkuar distancim. Duke cituar një shprehje të Mit`had Frashërit, i cili një shekull më parë shprehej se sharjet tregojnë tre sëmundje, përfshirë ligësinë e shpirtit, edukatën harbute apo njeri që është indiferentë.
Sipas Myftiut të Shkodrës, edukimi është një nga temat më të rëndësishme të kohës. Këto deklarata Myftiu i shkodrës i bëri gjatë promovimit të një libri, me në fokus metodat e edukimit në islam.