Kosova

Mungesa e furnizimit me rrymë, sot protestohet në Prizren

Për shkak të pakënaqësive me gjendjen e furnizimit me energji elektrike, sot do të protestohet në Prizren.

Kjo protestë është thirrur nga kryetarët e bashkësive lokale në këtë komunë.

Protesta do të mbahet nga ora 11:00, para zyrave të KEDS-it në Prizren.

“Ftojmë të gjithë kryetarët e Bashkësive Lokale dhe anëtaret e tyre që përfaqësojnë fshatrat dhe lagjet e komunës sonë, të bashkohen në këtë protestë paqësore.”, thuhet në njoftim.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button