Kosova
Kryesore

MSH dhe IKSHPK: Vaksinimi i fëmijëve i detyrueshëm para fillimit të vitit shkollor

Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës kanë bërë thirrje për prindërit që të sigurojnë që fëmijët e tyre të kenë marrë të gjitha vaksinat e parashikuara sipas Kalendarit të Rregullt të Vaksinimit, para fillimit të vitit të ri shkollor dhe para paraqitjes në çerdhe e kopshte.

Autoritetet shëndetësore theksojnë se vaksinat janë të sigurta dhe mbrojnë fëmijët nga sëmundje të rënda e ngjitëse, duke ndihmuar në parandalimin e shpërthimeve të sëmundjeve në komunitet. Prindërit ftohen të vizitojnë Qendrën më të afërt të Mjekësisë Familjare për të kryer vaksinimin.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button