Kosova
Moti sot në Kosovë: Diell dhe vranësira, temperaturat deri në 30°C

Sot në Kosovë parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, bën të ditur MeteoKosova.
Era do të fryjë nga drejtime të ndryshme, me shpejtësi prej 13 deri në 37 kilometra në orë.
Temperaturat do të shënojnë një ngritje të lehtë krahasuar me ditët e kaluara, ku ato minimale pritet të jenë nga 10 deri në 14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 27 deri në 30 gradë Celsius.