Kosova
Moti sot: Diell, vranësira dhe rrebeshe lokale shiu – era pritet të jetë e fuqishme

Sot në vendin tonë parashikohet një mot i ndryshueshëm, me alternime të periudhave me diell dhe vranësirave. Sipas parashikimeve meteorologjike, në disa zona do të ketë rrebeshe lokale shiu, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh, sidomos nga mesdita e tutje.
Era do të fryjë nga drejtimi i veriut dhe verilindjes, me intensitet që në disa raste mund të jetë i fuqishëm, duke arritur shpejtësinë prej 19 deri në 46 kilometra në orë.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 19 deri në 21°C, ndërsa ato maksimale pritet të jenë nga 28 deri në 31°C.
Qytetarëve u rekomandohet të kenë kujdes gjatë orëve të pasdites, veçanërisht në zonat ku mund të shfaqen reshje dhe rrufe.