Lajme

Moti për sot: Kthjellime paradite dhe rrebeshe pasdite në pjesën më të madhe të vendit

Shqipëria do të vijojë nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike gjatë ditës së sotme. Paraditja do të karakterizohet nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta, ndërsa në zonat veriore dhe verilindore priten reshje të pakta shiu.

Gjatë pasdites, vranësirat do të shtohen ndjeshëm në të gjithë territorin, duke sjellë rrebeshe afatshkurtra shiu, veçanërisht në zonat lindore të vendit, ku priten reshjet më intensive.

Temperaturat do të pësojnë rritje si në vlerat minimale, ashtu edhe në ato maksimale. Termometri do të luhatet nga 5°C në Bajram Curri deri në 25°C në qarkun e Fierit.

Era do të jetë mesatare gjatë gjithë ditës, me një shpejtësi deri në 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor, ndërsa në brigjet detare pritet të krijohen dallgë me forcë 1 ballë.

 

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button