Lajme

Moti për sot: Kthjellime në mëngjes, reshje të lehta pasdite në disa zona

Paraditja e sotme do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare në të gjithë territorin e vendit. Vranësirat do të jenë më të theksuara në zonat malore lindore.

Në orët e pasdites pritet shtim i vranësirave, të cilat do të sjellin reshje të dobëta dhe lokale kryesisht në zonat qendrore dhe në skajin jugor-juglindor të vendit. Pjesa tjetër e territorit do të mbetet nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta, por pa reshje.

Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në vlerat minimale, ndërsa pritet rritje e lehtë e temperaturave maksimale. Vlerat do të luhaten nga 6°C në Pukë deri në 27°C në qarkun e Fierit.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare me një shpejtësi deri në 28 km/h nga drejtimi perëndimor. Për pasojë, në brigjet detare parashikohet dallgëzim i ulët.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button