Lajme
Kryesore

Moti për sot: Kthjellime dhe ngrohje në të gjithë vendin, reshje të lehta në disa zona

Shqipëria do të vijojë të ndikohet nga prania e një qendre të presionit të lartë atmosferik të pozicionuar mbi Ballkan, duke sjellë kushte të qëndrueshme dhe mot të kthjellët në pjesën më të madhe të territorit.

Kthjellimet do të jenë më të theksuara përgjatë Ultësirës Perëndimore, ndërsa zonat malore do të përjetojnë mot të alternuar mes kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta. Në pjesën e dytë të ditës, pritet shtim i vranësirave në zonat qendrore, të cilat mund të sjellin momente me pika të izoluara shiu, ndërsa pjesa tjetër e vendit do të mbetet nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të herëpashershme.

Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante gjatë mëngjesit, ndërsa në mesditë do të ketë një rritje të lehtë. Vlerat termike do të variojnë nga 5°C minimalja deri në 26°C maksimalja në nivel vendi.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga drejtimi Verior – Veriperëndimor, me shpejtësi që pritet të arrijë deri në 40 km/h, duke krijuar dallgëzim në brigjet detare me intensitet deri në 3 ballë.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button