Kosova

Moti për sot: Diell, vranësira të shpërndara dhe reshje të izoluara

Sot në vendin tonë parashihet të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara, bëri të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Sipas parashikimeve, në disa zona mund të ketë reshje të shkurtra lokale shiu, pa ndonjë ndikim të theksuar në temperaturat ditore.

Temperaturat minimale do të sillen ndërmjet 12 dhe 16 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 28 deri në 32 gradë.

Erërat do të fryjnë nga drejtimi i verilindjes, me shpejtësi që varion nga 1 deri në 6 metra në sekondë.

Instituti u bën thirrje qytetarëve që të jenë të kujdesshëm gjatë orëve të mesditës për shkak të temperaturave të larta dhe mundësisë së rrezeve intensive të diellit.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button