Moti për sot: Alternime kthjellimesh dhe rrebeshe afatshkurtra, rënie temperaturash në të gjithë vendin

Që në orët e para të mëngjesit, territori i Shqipërisë do të përfshihet nga alternime të kthjellimeve dhe vranësirave të dendura, të cilat herë pas here do të sjellin rrebeshe afatshkurtra shiu. Reshjet pritet të jenë më të theksuara në zonat jugore dhe juglindore të vendit.
Gjatë orëve të pasdites, vranësirat dhe reshjet do të shtrihen pothuajse në të gjithë territorin, megjithatë intensiteti i tyre pritet të bjerë ndjeshëm në mbrëmje.
Ndërkohë, temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në të dy vlerat ekstremale, me uljen më të ndjeshme gjatë mesditës. Vlerat minimale do të zbresin deri në 6°C, ndërsa ato maksimale nuk do të kalojnë 22°C.
Era do të fryjë me intensitet mesatar deri të fortë, me shpejtësi që në momentet më të forta do të arrijë deri në 55 km/h nga drejtimi verilindor. Kjo do të ndikojë edhe në brigjet detare, ku dallgëzimi pritet të arrijë deri në 4 ballë.