
Paraditja do të karakterizohet nga kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare në zonat bregdetare dhe pjesërisht në zonat e ulëta të vendit. Ndërkohë, zonat malore do të përjetojnë alternime kthjellimesh dhe vranësirash të dendura.
Në orët e pasdites, vranësirat do të bëhen më të dukshme në pjesën më të madhe të territorit, por pavarësisht prezencës së tyre, nuk parashikohen reshje shiu.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë në vlerat minimale, ndërsa ato maksimale do të shënojnë rritje. Vlera më e ulët do të regjistrohet në qytetin e Pukës me 4°C, ndërsa më e larta në qarkun e Vlorës me 26°C.
Era do të jetë e lehtë, si në tokë ashtu edhe në det, me një shpejtësi deri në 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor. Për pasojë, pritet dallgëzim i ulët në brigjet detare.