Lajme
Kryesore

Moti për ditën e premte: Reshje shiu dhe erë nga veriu

E premtja do të karakterizohet nga mot relativisht i paqëndrueshëm në territorin shqiptar. Sipas parashikimeve meteorologjike, që nga orët e mesditës priten reshje shiu me intensitet të ulët, fillimisht në jug të vendit, për t’u shtrirë më pas edhe në pjesën tjetër të territorit.

Era do të fryjë nga kuadrati i veriut me një shpejtësi mesatare deri në 6 metra për sekondë, duke sjellë një ndjesi të lehtë freskie në disa zona.

Sa i përket gjendjes në det, valëzimi parashikohet të jetë i lehtë, me forcë nga 1 deri në 2 ballë, duke e bërë të favorshme lundrimin dhe aktivitetet detare.

Këshillohet që qytetarët të kenë parasysh ndryshimet e shpejta të kushteve atmosferike gjatë pasdites.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button