Kosova

Moti: Ndryshime të mëdha gjatë javës, priten rrebeshe e bubullima

Kosova do të përballet me ndryshime të dukshme të kushteve atmosferike gjatë ditëve në vijim.

Të mërkurën, vendi do të ketë mot kryesisht me vransira të shpeshta, por nuk do të mungojnë edhe intervalet me diell, herë-herë më të gjata. Në orët e mbrëmjes vransirat pritet të dendësohen, ndërsa lokalisht mund të ketë edhe ndonjë rigë shiu. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare nga jugperëndimi me shpejtësi 5-10m/s. Temperaturat minimale zbresin në 14 deri 17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet arrijnë deri në 30-33 gradë.

Të enjten parashihen rrebeshe shiu dhe bubullima, të cilat do të shoqërohen edhe me ulje të dukshme të temperaturave – maksimalet pritet të jenë rreth 24-25 gradë.

Edhe të premten, pasdite, në disa zona mund të zhvillohen rrebeshe lokale, ndërsa temperaturat do të shënojnë sërish rritje, duke arritur deri në 27 gradë Celsius.

E shtuna do të karakterizohet nga më shumë intervale me diell dhe rritje të ndjeshme të temperaturave, që pritet të luhaten mes 30 dhe 32 gradëve.

Të dielën, pritet shtim i vransirave, ndërsa më vonë gjatë ditës do të ketë edhe reshje shiu, të cilat mund të vazhdojnë edhe në mëngjesin e së hënës. Minimalet e kësaj periudhe do të variojnë nga 13 deri 17 gradë Celsius.

Deri të enjten do të fryjnë erëra nga jugperëndimi, ndërsa të premten ato do të ndryshojnë drejtim në verilindore.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button