Kosova

Mot me reshje dhe ulje temperaturash në Kosovë e rajon – përmirësim pasdite

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të dendura gjatë mëngjesit dhe paradites, të shoqëruara me reshje shiu, ndërsa në zonat malore do të ketë reshje bore. Nga mesdita e më tej, reshjet pritet të ndërpriten gradualisht, duke u pasuar nga periudha me kthjellime dhe intervale me diell. Temperaturat do të shënojnë ulje, me maksimumet që do të arrijnë deri në 13°C.

Në Shqipëri, dita do të karakterizohet nga mot kryesisht i vranët dhe reshje lokale shiu, ndërsa gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit priten reshje intensive dhe stuhi lokale. Nga pasditja e vonë dhe në mbrëmje pritet një përmirësim i përkohshëm i kushteve atmosferike.

Reshje shiu dhe rrebeshe të përkohshme do të përfshijnë edhe Maqedoninë e Veriut, Luginën e Preshevës dhe Malin e Zi, me përmirësim të motit në orët e pasdites.

Sipas MeteoBallkan, e marta do të sjellë një valë të re reshjesh për shkak të afrimit të një fronti të ftohtë ajror. Reshjet do të nisin në Kosovë, veriun e Shqipërisë dhe Mal të Zi, për t’u zgjeruar më pas në gjithë rajonin. Temperaturat do të vijojnë të bien, ndërsa në zonat malore do të ketë reshje bore. Nga mesdita e së martës parashikohet përmirësim dhe stabilizim gradual i motit.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Kontrolloni gjithashtu
Close
Back to top button