Kosova

Mot me rënie temperaturash dhe reshje shiu në fundjavë

Pas një fillimi jave me mot kryesisht të qëndrueshëm, situata atmosferike pritet të ndryshojë ndjeshëm ditëve në vijim.

E enjte – Vranësirat do të shpërndahen paradite, duke sjellë intervale me diell. Megjithatë, përgjatë zonave malore mund të ketë rrebeshe të shkurtra pasdite. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 14 deri në 17 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të shënojnë një rënie të lehtë, duke arritur në 26-27 gradë. Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga jugu dhe juglindja me shpejtësi 2-6 m/s.

E premte – Vranësirat do të jenë dominuese gjatë ditës, ndërsa në mbrëmje pritet të paraqiten kushte për rrebeshe shiu. Temperaturat maksimale do të vazhdojnë rënien, duke u ulur deri në 23 gradë.

Fundjava – Të shtunën reshjet e shiut do të përfshijnë pjesë të ndryshme të vendit, ndërsa të dielën pritet mot më tipik vjeshtor, me reshje më të vazhdueshme dhe rënie më të ndjeshme të temperaturave. Minimalet do të zbresin në 12-14 gradë, ndërsa ditën e hënë pritet mot i vranët dhe me shi, me temperatura që do të ulen deri në 9-10 gradë. Erërat do të fryjnë kryesisht nga lindja dhe verilindja, me intensitet të lehtë deri mesatar, 4-10 m/s.

Sipas “Mendimi për Motin”, kjo do të jetë një fundjavë më e ftohtë e shoqëruar me reshje, duke shënuar një kalim më të dukshëm drejt stinës së vjeshtës.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Kontrolloni gjithashtu
Close
Back to top button