Kosova

Mot me erëra të fuqishme e rënie temperaturash këtë fundjavë

Gjatë ditës së sotme pritet të ketë intervale me diell, ndërkohë që në pjesë të vendit do të fryjë erë mjaft e fuqishme nga jugperëndimi me shpejtësi 9-15 m/s dhe hove që arrijnë mbi 20 m/s (70 km/h). Pasditen e vonë, rrebeshe shiu mund të zhvillohen në pjesët veriore dhe përreth zonave malore. Temperaturat minimale zbresin në 16-19°C, ndërsa ato maksimale pësojnë rënie në 27-29°C.

Të shtunën pritet të ketë më shumë vranësira, me mundësi për reshje lokale shiu kryesisht në zonat malore. Të dielën do të rikthehen intervalet më të gjata me diell, por temperaturat maksimale do të zbresin në 25-26°C, ndërsa minimalet e mëngjesit deri në 10°C. Gjatë fundjavës do të fryjë erë verilindore e lehtë deri mesatare me shpejtësi 4-11 m/s.

Në fillim të javës së ardhshme parashihet mot stabil dhe kryesisht me diell, me temperatura në rritje që ditën e martë do të arrijnë deri në 30°C, njofton Mendimj për Motin.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button