Kosova
Mot me diell dhe vranësira të pakta

Të dielën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta në orët e mëngjesit, ndërsa më pas pritet shtim i vranësirave, duke gjeneruar ndonjë reshje të izoluar në lokalitete.
Era do të fryjë nga drejtime të ndryshme, por më dominuese nga jugperëndimi, me shpejtësi prej 5-34 km/h.
Temperaturat do të shënojnë ngritje, me minimale që do të lëvizin prej 7 deri në 10°C, ndërsa maksimalet prej 21 deri në 24°C.



