Mot i qëndrueshëm deri të premten, fundjava me rënie temperaturash dhe reshje lokale

Kushtet atmosferike në vend do të jenë më stabile ditën e martë, me më shumë intervale me diell. Pasdite pritet zhvillim i vransirave të pakta, por pa reshje. Temperaturat do të shënojnë rritje graduale, duke arritur deri në 28°C – 30°C, ndërsa minimalet zbresin në 13°C – 15°C. Do të fryjë erë veriore e verilindore me intensitet të lehtë deri mesatar, 4–9 m/s.
Nga e mërkura, moti mbetet kryesisht me diell dhe stabil. Temperaturat do të vazhdojnë të rriten mbi vlerat normale të kësaj periudhe, duke arritur deri në 31°C – 33°C, ndërsa lokalisht deri në 35°C.
Sipas parashikimeve, të premten një shtjellë ciklonike që do të depërtojë përgjatë Adriatikut pritet të sjellë shtim të vransirave edhe në vendin tonë. Si pasojë, ditën e shtunë mund të ketë riga lokale shiu, ndërsa temperaturat do të zbresin deri në 26°C. Minimalet gjatë kësaj periudhe do të luhaten nga 13°C deri në 18°C.
Ditën e enjte dhe të premte, era pritet të fryjë më e theksuar nga jugperëndimi, e cila të premten mund të arrijë hove deri në 20 m/s (70 km/h).