Kosova
Mot i ftohtë dhe me reshje në Kosovë, deri në 12 gradë Celsius

Sot në Kosovë pritet mot i ftohtë dhe me vranësira të dendura, i shoqëruar me reshje të herëpashershme lokale shiu. Sipas MeteoBallkan, do të fryjë erë e freskët nga veriu, duke bërë që temperaturat të mbeten të ulëta për këtë periudhë të vitit.
Temperatura maksimale e ditës pritet të mos kalojë 12 gradë Celsius. Në Rrafshin e Dukagjinit do të ketë më shumë periudha me diell, ndërsa në zonat malore parashikohen reshje bore.
Meteorologët paralajmërojnë se moti i paqëndrueshëm pritet të vazhdojë edhe gjatë ditëve në vijim.



