Kosova

Mot i freskët dhe me reshje në fundjavë

Fundjava do të sjellë mot më të freskët dhe me vranësira në vend. Të shtunën priten reshje të dobëta lokale shiu, të cilat herë pas here mund të jenë më të shprehura në pjesët perëndimore të vendit. Erërat do të fryjnë nga lindja dhe verilindja me intensitet të lehtë deri mesatar, 3-8 m/s. Temperaturat maksimale ditore do të luhaten nga 17 deri në 19°C, ndërsa ato minimale do të zbresin në 12-14°C.

Të dielën kushtet atmosferike do të favorizojnë më shumë reshje, sidomos pasdite dhe në mbrëmje. Temperaturat mbesin relativisht të ulëta, me maksimum deri në 17°C.

Në ditët e fundit të shtatorit, mbi vend do të kalojnë ende vranësira, por nuk do të mungojnë edhe intervale me diell. Temperaturat do të vazhdojnë me rënie graduale, duke zbritur në 15-16°C, ndërsa minimalet pritet të arrijnë deri në 6-7°C. Erërat do të fryjnë kryesisht nga veriu dhe verilindja, me shpejtësi 2-8 m/s, e me hove deri në 12 m/s të hënën.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Kontrolloni gjithashtu
Close
Back to top button