Kosova
Morinë – Dy kosovarë kapen me 27,550 euro të padeklaruara në kufi

Policia Kufitare në Morinë ka goditur dy raste të mosdeklarimit të të hollave në hyrje të territorit shqiptar. Dy shtetas të Kosovës janë vënë nën hetim pasi tentuan të futnin në Shqipëri gjithsej 27,550 euro, pa i deklaruar sipas ligjit.
Gjatë kontrolleve të kryera në pikën kufitare, shërbimet policore zbuluan:
A.G., 51 vjeç, banues në Suedi, i cili kishte me vete 12,550 euro, dhe
A.G., 44 vjeç, banues në Suharekë, të cilit iu gjetën 15,000 euro.
Shuma e parave u sekuestrua, ndërsa ndaj të dyve ka nisur procedimi në gjendje të lirë për mosdeklarim të të hollave në kufi.
Materialet hetimore i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.



