Kosova

Mitrovicë: Ndërpritet furnizimi me ujë të pijes në veri dhe Zveçan

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se furnizimi me ujë të pijes është ndërprerë në pjesën veriore të Mitrovicës dhe në komunën e Zveçanit, për shkak të një dëmtimi të gypit të ujësjellësit.

Sipas njoftimit, ekipet teknike janë në terren dhe po punojnë për sanimin e problemit, ndërsa furnizimi pritet të rikthehet menjëherë pas përfundimit të punimeve.

“Ju informojmë se ka ndodhur dëmtimi i gypit të ujit në Zveçan, për shkak të së cilës është ndërprerë furnizimi me ujë të pijes në pjesën veriore të Mitrovicës dhe në Zveçan. Ekipet tona janë në terren dhe po punojnë intensivisht në sanimin e dëmtimit. Menjëherë pas përfundimit të punimeve, furnizimi me ujë të pijes do të rikthehet në normalitet. Kërkojmë mirëkuptimin tuaj dhe ju falënderojmë për durimin”, thuhet në njoftimin e Ujësjellësit.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button