Kosova
Mitrovicë e Veriut, grafite të reja me mesazhe paqeje dhe arsimi

Në veriun e Mitrovicës janë shfaqur sërish grafite, por kësaj radhe me përmbajtje të pazakontë për zonën. Në muret e shkollës teknike dhe në garazhet e Universitetit paralel janë parë mbishkrime që bëjnë thirrje për paqe, arsim dhe një jetë normale.
“Duam paqe”, “Duam të mësojmë” dhe “Duam jetë normale” janë disa nga mesazhet e shkruara, ndërsa një tjetër grafit me nuancë politike thotë: “S’jua japim Serbinë”.
Këto grafite janë vendosur vetëm një ditë para fillimit të vitit të ri shkollor, duke i vendosur nxënësit përballë tyre që në ditën e parë të kthimit në bankat shkollore.
Sipas KlanKosova, shfaqja e tyre vjen pas fshirjes së grafiteve me përmbajtje shoviniste dhe nacionaliste që kishin dominuar muret e qytetit disa ditë më parë.