Sport

Milot Rashica drejt largimit nga Besiktasi, ofertat nga Bundesliga e Serie A

Largimi i Milot Rashicës nga Besiktasi duket i pashmangshëm. Sipas mediumit turk “24 Saat”, ylli kosovar ka kërkuar leje nga menaxhmenti i klubit për të negociuar me skuadra të tjera.

Presidenti i klubit nga Stambolli, Serdal Adali, pritet të flasë sot në orën 14:00 për agjendën e transferimeve në një konferencë për media.

Besiktasi është rikthyer sot në stërvitje për t’u përgatitur për ndeshjen e kthimit kundër St. Patrick’s, ndërsa Rashica, i cili mungoi në sfidën e parë për shkak të sëmundjes, u stërvit me ekipin dje.

Thuhet se futbollisti nga Vushtrria ka marrë oferta nga klube të Bundesligës dhe Serie A, ndërsa synon t’i zhvillojë bisedimet pas ndeshjes ndaj St. Patrick’s.

Edhe pse ka ende kontratë me klubin bardhezi, ish-lojtari i Vitesses, Werder Bremenit, Norwich Cityt dhe Galatasarayt, nuk duket se bën më pjesë në planet e trajnerit Ole Gunnar Solskjaer.

Duket se aventurës së Rashicës te Besiktasi po i vjen fundi.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button